Sunday, December 4, 2016

Ushtarakët shqiptarë braktisin detyrën, arsyeja zhvlerëson propagandën e qeverisë

Droni

 
Mosparaqitja e ushtarakëve në detyrë është një vepër penale e cila po rritet. Sipas të dhënave statistikore të Gjykatës së Tiranës, gjatë këtij viti në gjykatë janë gjykuar ose janë në proces 18 çështje penale për mosparaqitje të ushtarakëve në detyrë.

Ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë qenë 16 procese të tilla.
Thuajse në të gjitha rastet, arsyet e mospraqitjes së ushtarakëve në detyrë janë pagat e ulëa dhe largimi për një punë tjetër që paguhet më mirë, brenda ose jashtë vendit. Në shumicën e rasteve, largimi është bërë pa njoftuar eprorët dhe për rrjedhojë çështja ka kaluar për ndjekje penale.
Por, ka pasur edhe raste kur është kërkuar lirimi nga radhët e Forcave të Armatosura dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur. 

Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes janë shprehur se të gjithë personat që janë në radhët e Forcave të Armatosura kanë një kontratë, ku përcaktohet paga e roli dhe kjo kontratë nuk mund të prishet në mënyrë të njëanshme, të paktën deri në afatin që është pranuar nga palët.
Për të gjitha këto raste, gjykata ka aplikuar dënime që variojnë nga gjobë deri në disa muaj burgim, ndërsa shumica e të pandehurve kanë qenë në mungesë. TCH

No comments: